Shkoi për të pirë kafe te ‘Kshira’, pushuesja tarifohet 200 lekë për shërbimin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.08.2025, 16:41

Një pushuese ka denoncuar një përvojë aspak pozitive gjatë një vizite turistike në Qeparo fundjavën që lamë pas.

Ajo ka treguar se pas pushimeve në këtë zonë bregdetare, vendosi të ndalonte për një kafe në ambientet e hotelit, barit dhe restorantit “Kshira”.

Sipas saj, pronari i lokalit sapo kuptoi se ajo ndodhej aty vetëm për të konsumuar kafe dhe jo për drekë apo shërbime të tjera, shfaqi një sjellje arrogante dhe të pakëndshme. E për të pasqyruar këtë qëndrim, ajo thotë se është faturuar edhe për shërbimin.

E habitur nga ky veprim dhe kjo tarifë 100 lekë për person, qytetarja ka kërkuar shpjegim nga kamarieri dhe stafi, por të gjithë kanë ngritur super duke mos i dhënë asnjë përgjigje.

Ndërkohë ajo që bie në sy është fakti se përveçse klientja është tarifuar për shërbimin, një praktikë jo e detyrueshme në vendin tonë, fatura është e pafiskalizuar, pa emër biznesi apo nipti, duke qenë në shkelje të hapur me ligjin.

Qytetarja i bën thirrje institucioneve përkatëse që të monitorojnë këto praktika abuzive me çmimet dhe shërbimin në zonat turistike, ku shpesh vizitorët ndihen të mashtruar nga biznese që përfitojnë nga mungesa e kontrollit.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje! Diten e shtune isha per pushim ne Qeparo,u ula ne hotel, bar,restorant Kshira. Me beri pershtypje pritja arrogante e pronarit te Hotelit kur mori vesh se ishim per kafe. Dhe kete e pasqyroi ne faturen qe na solli. Kur pyetem kamarierin po kjo tarife sherbimi perse eshte. Ngriti supet. Ju lutem postojeni dhe faturen qe po ju dergoj. Hotel, bar, restorant quhej Kshira ne Qeparo".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit