Autobusët urbanë në qytetin e Vlorës janë në kushte skandaloze. Mungesa e ulëseve, papastërtia dhe vonesat e shpeshta kanë bërë që shërbimi publik të jetë një sfidë e vërtetë për qytetarët. Udhëtarët shpesh janë të detyruar të udhëtojnë nën kushte të papërshtatshme, ndërsa bashkia Vlorë me kryetar Ermal Dredhën ende nuk ka gjetur një zgjidhje afatgjatë për përmirësimin e situatës.
Qytetari shkruan se një mundësi për të kuptuar më mirë këtë problem do të ishte që kryetari i bashkisë të udhëtonte një ditë me autobus. Kjo do t’i mundësonte atij të përjetonte vetë kushtet dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët çdo ditë. Vetëm duke provuar këtë shërbim, mund të vihet re nevoja urgjente për investime dhe përmirësime në sistemin e transportit urban në qytetin tonë.
“Përshëndetje JOQ! Kjo është gjendja e autobusëve urbanë në qytetin tonë "turistik" të Vlorës: pikojnë dhe s’ke ku të ulesh. Ndoshta do të ishte mirë që për një ditë kryetari i bashkisë të udhëtonte me urban, të provonte edhe ai "shërbimin publik" që na ofrohet neve”, shkruhet në denoncim.