Deputeti finlandez vret veten brenda parlamentit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.08.2025, 14:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Parlamenin Finlandez në Helsinki, ku një ligjvënës i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, viktimë ka mbetur Eemeli Peltonen 30-vjeç. Deri më tani nuk ka dyshime se dikush e ka vrarë atë, por autoritetet po e hetojnë rastin për të bërë të mundur zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

Vdekja e 30-vjeçarit është konfirmuar nga Departamenti i Komunikimit i Parlamentit, i cili shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët e tij.

Ngjarja ka shkaktuar trishtim të thellë në opinionin publik dhe në qarqet politike në Finlandë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit