Të ndihmojmë Bledin që dergjet prej dy vitesh në spital! Fëmijët e presin me mall

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.08.2025, 13:23

Pas një aksidenti të rëndë automobilistik që ndodhi 2 vite më parë, Bledi Ceci, një bashkëshort i dashur dhe baba i dy fëmijëve, po kalon një periudhë të vështirë. Ai ka pësuar dëmtime të rënda traumatike të të trurit si pasojë e aksidentit. Bledi prej dy vitesh dergjet në një prej spitaleve të Greqisë. Atij i duhen 25 mijë euro për trajtimin mjekësor dhe rehabilitimin e Bledit, për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë dhe të vazhdojë jetën me familjen e tij.

Fëmijët e Bledit janë të vegjël, familjarët e tij nuk kanë mundësi për të mbledhur këtë shumë të parave për t'i shpëtuar jetën të dashurit të tyre, ndaj kërkojnë ndihmë tonë, të të gjithë shqiptarëve për të bërë mrekulli që Bledi të vijojë të jetojë jetën ashtu siç bënte më parë para se të bënte aksident. Në një intervistë emocionuese për Tva News, motra e Bledit, mes lotësh, ka bërë thirrje për ndihmë. "Bledi është një baba dhe bashkëshort i jashtëzakonshëm. Ai ka nevojë për ne tani më shumë se kurrë, dhe çdo kontribut do të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tij," tha ajo mes lotëve.

Fondi i nevojshëm do të mbulojë shpenzimet mjekësore të Bledit dhe rehabilitimin e tij afatgjatë. Gruaja e Bledit, Esmerina, është duke u kujdesur për dy fëmijët e tyre, Esterin dhe Liamin dhe e ka të vështirë të përballojë të gjitha detyrat e përditshme dhe shpenzimet. Çdo kontribut, qoftë financiar apo duke shpërndarë dhe linkun e GOFUNDME, do të ndihmonte që Bledi të rikthehet në këmbë dhe të mund të vazhdojë jetën e tij të lumtur me familjen.

Ndihmoni Bledin që fëmijët të rriten pranë babait të tyre!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit