“Njihej si bos droge, Miklovanin dyshohet se e kanë vrarë bandat në Spanjë, trupin ia hodhën në det”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.08.2025, 14:23

Një 30-vjeçar shqiptar rezulton i zhdukur që prej 11 majit në Spanjë.

Miklovan Danaj, me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër, ka humbur kontaktet me familjen që prej kësaj date dhe tani bashkëshortja e vëllai po e kërkojnë kudo, si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri e Itali, ku kishte jetuar për shumë vite.

Pak kohë më parë familjarët kanë marrë një mesazh shqetësues nga një person i panjohur, i cili u ka thënë se “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”.

Referuar këtij mesazhi, JOQ ALBANIA ka siguruar informacione ekskluzive se i riu është vrarë në Spanjë dhe trupi i tij është hedhur në det. Burime të afërta pranë Miklovanit, i njohur ndryshe edhe si "Keli" bëjnë me dije se shkak për vrasjen e tij është bërë trafiku i drogës, ku vetë i riu shkodran kishte arritur të forconte pozitat e tij në tregun europian.

"Është një 30-vjeçar shqiptar nga Shkodra, është zhdukur nga banda kolumbiane ose një vlonjat. Ishte boss i drogës në shumë vende në Europë. Familja po e kërkon, po të gjithë e dimë se ai është vrarë për muhabet droge. U bë shumë i madh në Europë, ka bërë gabim me njerëzit e gabuar më duket".

Mësohet se Miklovani pas largimit nga Pisa, Itali, atje ku ishte rritur dhe jetonte, ishte zhvendosur në Marbella, Spanjë, aty ku merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia në Europë. Me kalimin e viteve, ai thuhet se ka krijuar grupin e tij, ka bërë "emër" në mesin e bandave dhe në Europë, por mos korrektësia dhe "thikat" ndaj bashkëpunëtorëve, i kanë kushtuar shumë.

Në muajin maj, ai dyshohet se është marrë peng, dhunuar, vrarë dhe më pas trupi i tij është hedhur në det. Policia spanjolle është në dijeni të zhdukjes së tij, por ende s'ka asnjë informacion mbi rrethanat e vrasjes së tij, apo gjetjen e trupit të tij.

Bandat e përfshira në trafikun e drogës, të vendosura në Spanjë, janë në dijeni të fatit të 30-vjeçarit shqiptar dhe dyshimet janë se pas kësaj ngjarje fshihen kartelet kolumbiane të drogës, ose një vlonjat me të cilin Miklovani kishte probleme kohët e fundit.

"Të gjithë e dinë se ai është marrë peng e është vrarë. Disa thonë janë kolumbianët, por ne e dimë se ka patur probleme edhe me një vlonjat. Ai kishte mbledhur lekë shumë dhe rrinte në Marbella."

I riu shkodran jetonte në Spanjë me bashkëshorten dhe prej 8 muajsh ishte bërë baba i një vajze.

"Është rritur në Itali, Pisa dhe pastaj është shpërngulur në Spanjë ku ka nisur të punojë shumë fort me drogë por edhe me gola. Jetonte me gruan dhe vajzën 8 muajshe në Spanjë, aty ku kishte edhe grupin e tij. Vetë ai punonte shumë në Europë dhe ishte bërë emër i njohur te bandat."

Familja po e kërkon kudo 30-vjeçarin, por deri më tani s'kanë asnjë informacion zyrtar mbi fatin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit