Lumi Erzen po përjeton ndotje ekstreme, një kërcënim për mjedisin dhe shëndetin publik

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.08.2025, 12:52

Lumi Erzen, një nga lumenjtë më të njohur në Shqipëri, po përjeton një ndotje ekstreme, që ka shkatërruar ekosistemin e tij dhe ka kthyer ujërat e tij në një burim të madh të rrezikshëm për shëndetin e banorëve. Çdo tre ditë, lumi mbushet me mbetje dhe pisllëk, duke krijuar një pamje të errët dhe të frikshme, si gjak thertorie ose mbetje.

Kjo situatë ka alarmuarbanorët e zonës, që e shohin si një kërcënim të drejtpërdrejtë për biodiversitetin dhe shëndetin publik. Gjendja e lumit është një pasqyrë e mungesës së menaxhimit të resurseve natyrore dhe shkeljeve të përsëritura të rregullave mjedisore nga sektorët industrialë, që po kontribuojnë në degradimin e mjedisit.

Për qytetarët, problemi është urgjent dhe kërkojnë një veprim të shpejtë dhe të vendosur nga institucionet për të parandaluar katastrofat ekologjike dhe për të siguruar mbrojtjen e shëndetit publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit