23-vjeçari ra në kontakt me rrymën, policia arreston pronarin e kompanisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.08.2025, 09:42

Është arrestuar pronari i kompanisë në të cilën një 23-vjeçar gjatë ditës së djeshme teksa ishte duke punuar ra në kontakt me energjinë elektrike me ç’rast ishte alivanosur dhe u dërgua për tretman mjekësor në QKUK.

Fillimisht viktimës ndihma mjekësor i ishte dhënë në Qendrën Emergjente të Gjilanit.

“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt te kompanisë kishte ardhur në kontakt fizik me rrymën dhe ishte alivanosur. Ndihma mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente Gjilan dhe më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit