Një 12-vjeçar në Novobërdë merr veturën e babait dhe fillon ta ngasë nëpër oborr, godet motrën që tentoi ta ndalte

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.08.2025, 09:32

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Llabjan të Novobërdës.

Siç njofton Policia e Kosovës, një fëmijë 12-vjeçar ka marrë veturën në oborr dhe ka filluar ta ngiste nëpër po në oborr. Sipas raportit të policisë, motra e tij ka tentuar ta ndalonte dhe në atë moment është goditur nga vetura dhe ka pësuar lëndime trupore.

E njëjta është dërguar në QKUK për trajtim.

“Fsh. Llabjan, Novobërdë 17.08.2025 – 13:10. Është raportuar se një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë. Motra e tij ka tentuar ta ndalonte, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit