Nëna: Pediatria e Prizrenit pa kushte dhe humanizëm, mjekët më torturuan foshnjën me temperaturë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.08.2025, 08:54

Një nënë denoncon për JOQ një përvojë të rëndë që ka kaluar me vajzën e saj në Pediatrinë e spitalit të Prizrenit. Një trajtim të papranueshëm për një gjendje shëndetësore urgjente. Të dielën në mbrëmje, vajza e saj nisi të kishte temperaturë 38°C. Ajo e çoi menjëherë në pediatrinë e Prizrenit, ku një doktor iu tha se i ishte skuqur shumë fyti, dhe i dha antibiotikë dhe shurup për temperaturën, duke e këshilluar që, nëse temperatura do të rritej, të ktheheshin përsëri.

Të hënën në mëngjes, temperatura e vajzës kishte arritur 39.7°C, dhe nëna e çoi sërish në Spitalin e Pediatrisë. Sipas saj, vajza u mbajt për më shumë se gjysmë ore pa trajtim të duhur, ndërkohë që fëmija digjej nga ethet. Sipas nënës, pasi mjekët dhe infermieret nuk mundën të vënë vigonin për të marrë serum, ata e kanë shpuar vajzën shtatë herë, duke i shkaktuar dhimbje të dyfishtë. Nëna e vajzës dhe pacientja e vogël janë përballur me një qëndrim të ftohtë nga mjekët.

Përveç mungesës së kujdesit dhe trajtimit, sipas nënës edhe kushtet higjienike në spital ishin të papranueshme. Nënë e vajzës theksoi se as tapë nuk iu vu gjatë marrjes së analizave të gjakut, dhe asnjë masë e përshtatshme për mbrojtjen e fëmijës nuk u mor. Ajo shprehet se aty fëmijët vdesin, jo sepse nuk ka shpresë, por sepse nuk ka kushte dhe nuk ka humanizëm. Kjo ngre një shqetësim të madh për përmirësimin e kushteve dhe shërbimit në spitalet e Kosovës.

Denoncimi i nënës shqiptare për pediatrin e Prizrenit:

Dua të ndaj një përvojë shumë të rëndë që kalova me vajzën time. Të dielën në darkë i nisi temperatura 38. E çuam në spital dhe një doktor që ishte në turn më tha se i ishte skuqur shumë fyti, më dha antibiotik dhe shurupin e temperaturës. Më paralajmëroi: nëse i hipën më shumë temperatura, ta sillja prapë. Të hënën në mëngjes vajza kishte 39.7. I dhashë shurupin e temperaturës dhe e çova menjëherë në spital. Doktoresha na mbajti gjysmë ore kot, duke plotësuar letra e formularë, ndërkohë që fëmija digjej nga ethet. Më pas i tha infermiereve t’i bënin serum dhe t’i merrnin gjak për analiza. Në fillim, kur e shpuan, ishte disi në rregull, por pastaj doli që nuk kishin kushte për të lidhur vigonin në dorën e fëmijës. Ia hoqën dhe nisën ta shponin prapë. E shpuan plot 7 herë, duke e bërë copë, me lot e me dhimbje, dhe në fund doktoresha tha: ‘Do e shpojmë derisa t’ia gjejmë, ose merreni e çojeni në shtëpi. Po deshe, hidh firmën dhe largoju.’ Për më tepër, kur morën analizën e gjakut në fillim, as ëë nuk i vunë e as kushte minimale higjiene nuk kishte. As shërbim, as përkujdesje, asgjë. Vetëm zemërthyerje për ne nënat. Aty i vdesin fëmijët, jo se s’ka shpresë, por sepse s’ka kushte dhe s’ka humanizëm. Bëhet fjalë për tek spitali pediatria e Prizrenit. Jam nga Shqipëria, por kam jetuar dhe jam martuar këtu në Kosovë. Fëmijën e kam në shtëpi me temperaturë dhe për këtë arsye e kam lënë të shkojë në orën 4 tek një doktor privat, sepse këtu çdo gjë është katastrofë. Duan para dhe nuk të marrin në dorëzim pa to.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit