Shqiptari nga Kosova hero në Gjermani, u shpëton jetën 4 turistëve amerikanë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.08.2025, 23:08

Një shqiptar nga Kosova ka treguar guxim dhe humanizëm të jashtëzakonshëm në Gjermani, duke shpëtuar jetën e katër turistëve amerikanë. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Dortmund, në liqenin e njohur Phoenix-See.

Sipas mediave gjermane, bëhet fjalë për Burim Doberllukën, i cili nuk hezitoi asnjë çast kur pa rrezikun. Një varkë me pedale (tretboot) ku ndodheshin turistët amerikanë ishte përmbysur, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Pa menduar dy herë, Burimi u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i nxirrte një nga një në breg të sigurt katër personat që rrezikonin të mbyteshin. Veprimi i tij heroik ka marrë vëmendjen e mediave gjermane, të cilat e kanë cilësuar si shpëtimtarin e ditës.

Banorët dhe dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se falë reagimit të shpejtë të Doberllukës, është shmangur një tragjedi e madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit