Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i një shqiptari në lagjen Agios Panteleimon të Athinës.
Sipas mediave greke, viktima është identifikuar si 47-vjeçari Artur Turabi, i njohur ndryshe edhe me emrin Bashimi. Ai mbeti i vrarë nga një plumb në kokë, duke rënë pa shenja jete në tokë. Pranë trupit u gjet një gëzhojë, ndërsa në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe një mjek ligjor.
Raportimet theksojnë se shqiptari ishte një emër i njohur për policinë greke, pasi në vitin 2022 ishte arrestuar si pjesë e një organizate kriminale që kryente vjedhje ndaj qytetarëve në transportin publik.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa pistat kryesore lidhen me prapaskena kriminale.

