Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bilishtit, ku një 55-vjeçar humbi jetën sapo doli nga një klinikë dentare.
Sipas të dhënave, burri kishte shkuar për të bërë një mbushje dhëmbi dhe, pasi procedura përfundoi, rrëzohet në tokë i pajetë jashtë klinikës.
Aktualisht shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, dhe do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.