Grushta, shkopa e dhunë në Sarandë, nënë e bir në spital pas sherrit për parkimin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.08.2025, 19:55

Një konflikt për parkimin e një automjeti në lagjen nr. 4 të Sarandës u shndërrua në një ngjarje të dhunshme, ku nënë e bir u plagosën rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës rreth orës 17:45, kur një sherr mes të paktën 6 personash degjeneroi në përdorimin e grushteve, shkopinjve dhe sendeve të forta. Viktimat, N.A. dhe E.A., u transportuan me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Ata pësuan fraktura dhe dëmtime të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi fillimisht katër persona dhe më pas arrestoi Romeo Lazen, 45 vjeç, dhe Fabion Lazen, 39 vjeç, pronarë të një lavazhi, për “plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”. Hetimet kanë zbuluar se të dy janë persona me precedentë të shumtë penalë.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa ngjarja ka tronditur qytetin bregdetar të Sarandës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit