Krizë e thellë te Air Albania, anulon fluturimet me Slloveninë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.08.2025, 18:45

Kompania kombëtare ajrore Air Albania është zhytur në një krizë të rëndë financiare, duke anuluar nisjen e fluturimeve mes Tiranës dhe Lubjanës, që ishte planifikuar të fillonin më 1 shtator. Lajmi u konfirmua nga Aeroporti i Lubjanës, i cili bëri me dije se vendimi erdhi për shkak të vështirësive financiare të kompanisë shqiptare, raportojnë mediat sllovene.

Ky itinerar do të shënonte rifillimin e lidhjes ajrore mes dy kryeqyteteve pas plot pesë vitesh, që nga falimentimi i transportuesit slloven Adria Airways, i cili në vitin 2018 kishte trajtuar mbi 57 mijë pasagjerë në këtë linjë.

Problemet e Air Albania u bënë publike më herët këtë vit, kur kompania I.B.N kërkoi në gjykatë ekzekutimin e një urdhri sekuestroje ndaj linjës ajrore shqiptare për një borxh prej 4.5 milionë eurosh. Ky detyrim është i dokumentuar dhe i certifikuar nga vendime gjyqësore të mëparshme.

Për shkak të krizës financiare, Air Albania ka pezulluar pothuajse të gjitha fluturimet, duke mbetur aktualisht vetëm me një linjë operative drejt Stambollit, të kryer me avionin e saj të vetëm Airbus A320.

Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e kompanisë që u prezantua disa vite më parë si krenaria e aviacionit shqiptar, por sot ndodhet në prag kolapsi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit