Identifikohen shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti në Greqi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.08.2025, 18:32

Janë bërë publike identitetet e tre shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht ditën e sotme në një aksident automobilistik në rrugën Egnatia në Greqi.

Viktimat janë Viktor Bushi 59-vjeç që ishte shoferi i makinës, Klarenc Kacaj 61-vjeç, Marianka Bushi Aliraj 57-vjeçe, të dy pasagjerë. E lënduar mbeti Mardalena Kaçaj 49-vjeçe. Të katërt po udhëtonin në një automjet i cili u përplas nga një kamion që e drejtonte një shtetas bullgar, i cili raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Makina e shqiptarëve shpërtheu në flakë nga përplasja e fortë.

Kamioni aksidentoi dhe një makinë tjetër ku po udhëtonin katër shtetas grekë, mes tyre shoferi 36-vjeç, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të moshave 4 dhe 5-vjeç. Fatmirësisht ata kanë marrë lëndime më të lehta, dhe janë dërguar në spitalin e Komotinës.

Sipas raportimeve të mëparshme referuar ERT, pasagjerët e makinave udhëtonin nga Epiri në Evros për të marrë pjesë në një dasmë. Dëshmitarët okularë tregojnë se pas përplasjes, viktimat bënin thirrje për ndihmë, por askush nuk arriti t’i nxirrte nga automjetet që po digjeshin.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit