Altini, 47-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shkodër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.08.2025, 18:11

Altin Luli është 47-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi këtë të hënë në aksin Shkodër-Lezhë.

Ai po udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, kur mjeti i tyre u përplas me një kamion.

Si pasojë e aksidentit, Altin Luli humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja dhe fëmijët, së bashku me disa pasagjerë të një makine tjetër që u plagosën dhe u dërguan për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndër të plagosurit janë edhe Mateo Luli, Laura Luli, Hilmi Shkrela dhe Anxhela Hasaj, e cila udhëtonte në mjetin tjetër të përfshirë në aksident.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe një autoambulancë, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vazhdojnë.

Viktima, Altin Luli, ishte djali i të ndjerit Fran Luli, pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit