Ambulanca u vonua! Pushuesi humb jetën, trupi i pajetë prej 2 orësh në pedonale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.08.2025, 16:51

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur pushuesit dhe banorët në zonën e Shkëmbit të Kavajës pasi një qytetar ka humbur jetën si pasojë e vonesës së shërbimit të urgjencës mjekësore.

Sipas dëshmitarëve, qytetari kishte nevojë urgjente për ndihmë dhe u soll dy herë në jetë nga banorët dhe turistët që ndodheshin në vendngjarje derisa erdhi ambulanca.

Por për fat të keq, ata thonë se ambulanca mbërriti pas më shumë se një ore, kur tashmë ishte tepër vonë për pushuesin.

Sipas tyre mjekët, pa asnjë lloj pajisje, konfirmuan vdekjen në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë i mbuluar me çarçafë dhe mbulesa tavoline vijon të qëndrojë prej dy orësh në mes të pedonales.

Të tronditur nga kjo ngjarje, pushuesit thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla që ngrenë sërish pikëpyetje serioze për funksionimin e sistemit të emergjencës dhe kapacitetin e tij për t’i shërbyer me kohë qytetarëve në rastet kritike.

Mungesa e reagimit të shpejtë dhe neglizhenca institucionale po kthehen në rrezik real për jetën e njerëzve, në një vend që pretendon të jetë destinacion turistik.

Denoncimi 1:

Nje tjeter qytetar humbi jeten ne shkembin e kavajes si pasoje e voneses se sherbimit te urgjences o njerez, u soll qytetari dy here ne jete nga banoret dhe turistet dhe pas ardhjes se ambulances pas 1 ore erdhen dhe konstatuan qe ka vdekur. Per ca pretendojm te vim me pushime ne ket m** vendi ku nuk permbushen primaret kryesore te jetes ku vonohet ambulanca mbi 1 ore

Tani e kan lene aty ne mes te pedonales te mbuluar me mbulesa tavolinashx Te behet nje postim qe kan zene hapsirat publike ose po bejne shitje ambulante e ke policine per 1 minut duke vendosur gjoba ndersa per te tilla rastesh vonohet cdo gje si policia si ambulanca, Po tmerrohen njerzit ka mbi 2 ore kufoma qe qendron ne pedonale mire qe jeten spo ja shpetojne po as te vdekur spo e lene rehate. Ky vend ka marr fund

Denoncimi 2:

Persh JOQ Ngjarje dramatike sot te shkembi I kavajes! Nje qytetar (ndoshta nga Maqedonia e Veriut) humbi ndenjat sot ne pedonalen e plazhit. Ambulance Jo vetem u vonua mbi 40 minuta dhe per gjate ketyre minutave mbi tre here qytetetaret e rikthyen ne jete te ndjerin qe ishte moshe e re duke I bere mazash kardiak,po Kur erdhi ambulance nuk I ben as elektoroshok per ta rikthyen zemren ne Pune. Erdhen I maten pulsin dhe iken duke e deklaruar te vdekur. Eshte e frikshme!!!! Mungese totale profesionalizmi dhe zero aspekt njerezor. Nderkohe qe flasim ka mbi 2 ore e 30 minuta qe e kan Lene te shtrire,duke terrorizuar Jo vetem familjaret,por edhe turistet dhe femijet. Nuk e di ku po jetojme! Ju lutem bejeni publike te sensibilizohet opinioni dhe strukturat e shtetit,te pakten te vijne te heqin kufomen e te ndjerin sepse po terrorizohet I gjithe plazhi mbi 3 ore aty

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit