Pushuesit që frekuentojnë plazhin e Tales kanë denoncuar ditën e sotme gjendjen alarmante të ndotjes në bregdet.
Sipas tyre, uji ka marrë ngjyrë sterrë të zezë ndërsa prania e mbetjeve dhe ndoshta edhe derdhja e vajit ose naftës po e bëjnë të pamundur shfrytëzimin normal të detit.
Vija bregdetare është e ndotur dhe pushuesit nuk guxojnë të futen në ujë, duke ngritur shqetësime për shëndetin dhe sezonin turistik.
Pushuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse për pastrimin dhe monitorimin e ujërave në këtë zonë.
Denoncimi 1:
Pershendetje JOQ,jam nje pushues qe frekuentoj plazhi e Tales,shikoni si eshte gjendja e plazhit, a eshte hapje e kanaleve te ujrave te zeza a eshte hapje e kenetave por me kete papasterti me thoni ju, a behet pushime ne kete papasterti? Anonim ju lutem Ose mund te jet ndonje derdhje nafte
Denoncimi 2:
Ne tale te lezhes eshte derdhur vaj ne det as nje pushus nuk po lahet dotja e plazhit bashkija nuk merr masa as per pastrimin
Denoncimi 3:
Pershendetje. Si jeni. Sot kam nje shqeteim me nda me ju. Duke qen se eshte e pamunduar te hyshe ne dete,ne Tale te Lezhes,per shkak qe mund te jet hedhur ndonje shkarkim mbetjesh apo nafte,Vaje. E gjithe vija e bregdetit eshte e ndotur. Vertet per te ardhur keq. Asni nuk guxon te futet ne dete.