‘Më dogjën nishanet’, vajza denoncon klinikën ‘Frontera Medical SPA’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.08.2025, 15:51

Një vajzë shqiptare që jeton në Gjermani i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar shërbimin e keq që pretendon se ka marrë nga klinika e trajtimit të trupit “Frontera Medical SPA” në Tiranë.

Ajo kishte ardhur nga Gjermania në Shqipëri dhe tregon se klinikën ia sugjeruan disa mikesha të saj. Vajza shkoi te klinika për të bërë depilimin e trupit. Ajo thotë se ka disa nishane në pjesën e krahëve, për të cilën u kërkoi punonjëseve që t’ia mbulojnë për të shmangur djegien.

Por sipas denoncueses, asnjë masë nuk u mor dhe nishanet e të dy krahëve i janë djegur. “Do t’i anashkalojmë më thanë”, tregon vajza.

Unë bëra depilim me lazer herën e fundit dhe më kanë djegur nishanet që nuk lejohen të preken. Unë nuk jetoj në Shqipëri, por ma sugjeruan. I thashë asaj zonjës: Të lutem ki kujdes nishanet. Hë më tha se i anashkaloj. Dua ta denoncoj këtë iu lutem që asnjë vajzë të mos i besojë se do i kapë kanceri nga lazeri,” shkruan vajza e frikësuar.

Ajo ka kontaktuar klinkikën për pasojat e lazerit dhe këta të fundit i kanë garantuar një se herën tjetër do të mbetet e kënaqur.

Ju kërkojmë shumë ndjesë për këtë pakënaqësi nga ana jonë, ju premtojmë se keni për të ngelur e kënaqur,” ka shkruan “Frontana Medical SPA” në përgjigje të ankesës së vajzës.

E reja shton më tej se klinika i ka kërkuar që të shkojë për të bërë një kontroll pranë tyre, por ajo nuk ka më besim.

Unë i dërgoj foto dhe video, ata më thonë nuk e shohin problemin. Mua po më ik truri se do më kapë ndonjë sëmundje. Kjo më hedh hi syve në vend që të më kthejë mbrapsht lekët e mia të paktën, minimumi. Më thonë për prishje imazhi, kur ajo më ka djegur krahët. O Zot tmerr, të djeg tjetri e s’mban përgjegjësi. Djegie lëkure hajt se s’ka problem, më ka ndodhur. Po djegie nishani! Dhe jo 1 po 6-7, nuk e egzagjëroj. Jam e shokuar dhe kam frikë pasojat,” shkruan vajza nga Gjermania.

Ajo kërkon nga të gjitha vajzat e tjera që të tregojnë më shumë kujdes kur bëjnë trajtimet e trupit, dhe të zgjedhin klinika me staf të certifikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit