Aksident i rëndë në Shkodër, 1 viktimë dhe 3 të plagosur rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.08.2025, 13:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Bushat-Shkodër.

Tre automjete, mes tyre dy makina dhe një kamion janë përplasur në afërsi të fshatit Beltoje dhe për pasojë 1 person, grua ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë të parët për të nxjerrë nga makina të plagosurit.

Për momentin ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as identiteti viktimës apo plagosurve.

Aksi Shkodër-Lezhë është bllokuar dhe hyrja për në qytetin e Shkodrës bëhet vetëm nga Laçi-Vau Dejës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit