Një banor i fshatit Grevë, Skrapar, ka denoncuar publikisht bllokimin e ujit të pijshëm në lagjen e tij nga individë me precedentë penal. Sipas denoncuesit, linja kryesore e ujit është ndërprerë dhe e dëmtuar nga një grup personash, duke përfshirë Nasip Bakillari dhe Zenel Bakillari.
Ata kanë hequr pjesë të rëndësishme të tubacionit dhe kanë manipuluar sistemin e shpërndarjes, duke shkaktuar mungesën e ujit për shumë banorë të fshatit. Denoncuesi po ashtu ka theksuar se disa individë të tjerë, si Andrea dhe Daniel Ajasllari, të cilët janë të njohur për precedentë penal, kanë realizuar lidhje të paligjshme me tubin e ujit dhe kanë instaluar dy puseta të jashtëligjshme.
Kjo ka rezultuar në mungesën totale të ujit në lagjen e tij, ndërkohë që pasojat për banorët janë serioze, pasi ata mbeten pa ujë të pijshëm. Banori ka kërkuar nga JOQ Albania që të shpërndajë video provuese që ai ka regjistruar, për të ndihmuar në ndriçimin e kësaj situate dhe për të bërë të mundur marrjen e masave ndaj personave të përfshirë.
Denoncimi i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:
Përshëndetje JOQ! Jam një banor i fshatit Grevë, Skrapar. Na kanë bllokuar ujin e pijshëm persona me precedent penal dhe jo vetëm. A mund të shpërndani disa video nga unë? Kjo është linja jonë dhe e ka bërë copë Nasip Bakillari. I ka hequr zvogëluesin dhe e ka bërë copë tubin, siç mund ta shihni. Kjo është linja e Zenel Bakillarit, po në atë tub me zvogëlues hekuri ky nuk e ka hequr, por kur e kthen tubin poshtë nuk vjen ujë fare në lagjen tonë. Kjo është linja kryesore në fshat, ku kanë ndërhyrë lagja lart, në lidhje të paligjshme, pa zvogëlues dhe duke e copëtuar tubacionin, siç mund ta shihni. Kanë vënë dhe kyç dhe kanë bërë 2 puseta të jashtëligjshme Andrea dhe Daniel Ajasllari me precedent penal. Tani, po të keni mundësi, publikojini.