Në arrest shtëpie për prostitucion, 49-vjeçarja s’heq dorë nga “zanati” dhe grabit klientin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.08.2025, 12:12

Një 49-vjeçare nga Durrësi, e cila ndodhej në arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës së Durrësit për veprimtari prostitucioni, ka vijuar aktivitetin e saj të paligjshëm duke bashkëpunuar me partnerin e saj për të grabitur një klient.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, gruaja me iniciale A.H., 49 vjeç, dhe partneri i saj, Robert Lamnica, 40 vjeç, kanë organizuar një skemë ku pas ofrimit të marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, i kanë marrë me dhunë një shumë parash dhe një telefon klientit të tyre 44-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e të dyshuarës në Durrës, ku ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak ndaj saj. Ndërkohë, edhe bashkëpunëtori i saj, R. L., ndodhej nën të njëjtën masë sigurie për të njëjtën vepër penale në kuadër të një dosjeje të mëparshme të njohur si operacioni "Last Threat", zhvilluar në muajin prill.

Policia ka arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin Robert Lamnica, ndërsa ka shpallur në kërkim 49-vjeçaren A.H., e cila është larguar nga banesa pas ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të dyshuarës vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit