Prej disa ditësh, prindër të shumtë janë përballur me vështirësi serioze për të regjistruar fëmijët e tyre në klasë të parë përmes platformës shtetërore e-Albania.
Një qytetar ka treguar për JOQ Albania se prej pesë ditësh po përpiqet të regjistrojë djalin në shkollë, por platforma vazhdon të mos funksionojë, jo vetëm për të por edhe prindër të tjerë.
Sipas tij, institucionet arsimore kanë theksuar se regjistrimi mund të bëhet vetëm online, përmes e-Albania-s, dhe nuk pranojnë aplikime fizike në shkolla.
Kjo ka sjellë konfuzion dhe shqetësim mes prindërve, që nuk dinë se si të veprojnë për të siguruar një vend në shkollë për fëmijët e tyre.
Prindërit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të rregulluar problemin teknik dhe për të garantuar që asnjë fëmijë të mos mbetet pa u regjistruar në shkollë për shkak të problemeve të tilla.
Denoncimi i prindërve:
“Pershendetej Joq, kam 5 dit qe dua te regjistroj djalin ne klas te 1 dhe e-albania nuk punon. Edhe prinder te tjere kete problem kane. Nuk dim si te bejm se na kan them qe vetem ne e-albania mund ta bejm regjistrimin jo fizikisht. As tek e-albania nuses nuk me punon
