Falë bashkisë Tepelenë, gomerët kanë një rrugë të re në Lekdush të Kurveleshit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.08.2025, 10:39

Kur mësuan se bashkia Tepelenë me kryetare të komanduar Julinda Karteri do të investojë në fshatin e tyre, banorët e Lekdushit në Kurvelesh u gëzuan pa masë, por pas nisjes së punimeve kanë mbetur të habitur. E kemi fjalën për një investim rruge në fshat. Siç shihet në pamjet e dërguara në redaksi, në fshat po betonizohet një hapësirë që u tha se do bëhet rrugë, por në realitet, gjerësia e saj është aq e vogël sa duket më shumë si trotuar sesa rrugë. Asnjë mjet nuk mund të kalojë, përveç ndonjë gomari.

Një model ekologjik, i cili mund të shpallet lehtësisht destinacion turistik për ecje në këmbë. Për të qeshur e për të qarë si po shpërdorohen taksat e banorëve, rruga duhet të ketë një tabelë ku të theksohet që: “Vetëm gomerët kanë përparësi.” Kjo rrugë e ngushtë është shembulli më i qartë se si investimet shpesh bëhen “për sy e faqe”, pa i shërbyer realisht komunitetit. Lekdushi fitoi një rrugë, por humbi mundësinë për të lëvizur me makinë.

"Ja dhe rruga e fshatit Lekdush të Kurveleshit, me investim të Bashkisë Tepelenë, ka filluar të betonohet dhe është turp për fshatin, sepse asnjë lloj mjeti nuk kalon për arsye të ngushticës së betonit", shkruan banori i fshatit Lekdush në Kurvelesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit