Banorët në rrugën “Teodor Ruzvelt” kërkojnë zgjidhje: Parkimi i paligjshëm bllokon hapësirën e përbashkët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.08.2025, 08:30

Një grup banorësh të pallateve në rrugën "Teodor Ruzvelt" denoncojnë një problem të përditshëm që po shkakton vështirësi për ata dhe fqinjët e tyre. Individë të ndryshëm vazhdojnë të parkohen para hyrjeve të pallatit dhe garazheve, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe duke krijuar pengesa të mëdha për banorët.

Pavarësisht kontaktit të vazhdueshëm me policinë bashkiake, banorët thonë se nuk është ndërmarrë asnjë masë për të zgjidhur këtë problem. Ata shprehin shqetësimin se autoritetet nuk po marrin përgjegjësinë për situatën, e cila po dëmton jetën e përditshme të komunitetit.

Banorët i bëjnë thirrje shtetit dhe autoriteteve të kalojnë një herë në këtë zonë dhe të shqyrtojnë problemin. Ata janë të gatshëm të ofrojnë prova dhe foto për të mbështetur denoncimin e tyre, duke kërkuar ndihmën e JOQ për të nxitur veprim dhe zgjidhje të shpejtë.

Denoncimi i mbërritur në redaksi:

Pershendetje JOQ! Ju lutemi të na ndihmoni me këtë problem që po hasim çdo ditë të mundshme. Janë disa individë që po na bllokojnë hapësirën e përbashkët duke parkuar makinën në hyrjen e pallatit dhe para garazheve tona. Gjithashtu, kemi kontaktuar edhe policinë bashkiake, por nuk marrin masa. I bëj thirrje shtetit të kalojë dhe një xhiro në rrugën "Teodor Ruzvelt" tek pallati i fundit. Do ju ishim shumë mirënjohës nëse do e postonit foton. Ju faleminderit shumë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit