Fier/ E moshuara ecën në mes të korsive: Policia vetëm pak metra larg!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.08.2025, 00:59

Një qytetar ka raportuar në redaksinë e JOQ Albania një skenë të pazakontë të ndodhur në një nga rrugët e qytetit të Fierit. Në pamjet e siguruara, shihet një grua në moshë duke ecur në mes të rrugës, duke u ekspozuar kështu ndaj një rreziku serioz për veten dhe drejtuesit e automjeteve.

Sipas qytetarit, gruaja ka lëvizur rreth 50–60 metra përgjatë korsive të makinave, megjithëse ai ka arritur ta filmojë vetëm në momentet e fundit.

Ironikisht, vetëm disa metra më tutje ndodhej një patrullë policie, e cila duket në sfond gjatë kohës që gruaja ecën në mes të rrugës. Ende nuk dihet nëse zonja ka ndonjë problem shëndetësor apo nëse ishte një veprim i rastësishëm.

Pamjet janë publikuar për të theksuar domosdoshmërinë e sigurisë në rrugë dhe kujdesin e shtuar, si nga qytetarët, ashtu edhe nga autoritetet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit