Aksidenti tragjik në Berat, identifikohet i riu që humbi jetën në lule të rinisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.08.2025, 00:31

Është identifikuar personi që humbi jetën tragjikisht aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Moravë të Beratit. Ai është 29-vjeçari Ornel Caushaj.

Nga përplasja e fortë, Caushaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur. Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

JOQ Albania u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të të ndjerit për këtë humbje kaq të madhe.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ku banorët prej kohësh janë të shqetësuar për sigurinë rrugore në qytet dhe rrethinat e tij. Vetëm në muajt e fundit, Berati është përballur me disa aksidente fatale që kanë marrë jetën e gjashtë personave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit