Video virale: “Kukulla Labubu filmohet nga kamera duke lëvizur gjatë natës”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.08.2025, 22:44

Një video e publikuar nga një vloger italian është bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur mijëra reagime dhe komente.

Në pamjet e shpërndara, vlogeri Lugi Sica tregon një moment të filmuar nga kamera e sigurisë në dhomën e gjumit, ku duket sikur kukulla “Labubu” ndizet vetë dhe më pas rrëzohet, ndërsa ai dhe familja e tij janë duke fjetur.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi dhe ka marrë mijëra shikime dhe komente. Shumë përdorues kanë shprehur habinë dhe kureshtjen e tyre, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë një montazh apo efekt i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen.

Në përshkrimin e videos, vlogeri italian shkruan: “Kamera e sigurisë zbulon një Labubu të pushtuar nga djalli”.

Pavarësisht debateve, një gjë është e sigurt: kukulla “Labubu”, e cila është kthyer në trend global së fundmi, ka bërë sërish bujë, kësaj here duke u kthyer në “protagoniste” të një videoje që po bën xhiron e rrjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit