Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit dhe humbjes së besimit të qytetarëve, Partia Demokratike si duket do të ulet në karriget e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me deputetë tashmë dhe ‘përtacë’. Një prej demokratëve, konkretisht Albana Vokshi ka publikuar një denoncim lidhur me Onkologjikun por që ka nxjerrë zbuluar autorin e denoncimit.
Në një postim në rrjetin social, që më pas e ka fshirë, deputetja Albana Vokshi ka publikuar një denoncim të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, konkretisht ChatGPT. Të paguar nga taksat tona me shuma të majme, deputetët tanë tashmë kanë nisur të mos lodhen shumë pasi kanë gjetur zgjidhje te ChatGPT për të krijuar mesazhe dhe strategji politike.
Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i fortë sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë ndihmë Chat GPT që ti shkruajë një denoncim akoma më të fortë. Deputetja ka harruar te fshijë shënimin “Ja një version më i shkurtër dhe i fortë”… duke e postuar ne rrjetin social shkrimin bashkë me shënimet e Chat GPT duke nxjerrë veten zbuluar.