Kështu veprohet në Turqi ndaj bizneseve që zënë hapësirat publike

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.08.2025, 18:44

Një video e publikuar nga qyteti i Adanës në Turqi që tregon mënyrën se si policët bashkiakë ndërhyjnë ndaj bizneseve që zënë trotuaret dhe hapësirat publike, është bërë virale në internet.

Forcat e bashkisë në këtë qytet sekuestruan tabelat, stendat, karriget dhe çdo material tjetër të vendosur padrejtësisht në rrugë e trotuare, duke vendosur gjithashtu gjoba për ata që nuk respektuan urdhrat e mëparshëm.

Ndërkohë, edhe në Shqipëri është nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike, por sipas dhjetëra raportimeve që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, rezultatet nuk janë aspak të kënaqshme. Qytetarët shprehen se bizneset po trajtohen si “ca të njerkës e ca të nënës”, ku disa u prishen shtesat që kanë zënë hapësirat publike, ndërsa të tjerët, ata që kanë lidhje me pushtetin lokal apo qeverinë, lihen të paprekur.

Ky standard i dyfishtë ka shkaktuar indinjatë tek qytetarët, të cilët kërkojnë që aksioni të zbatohet njësoj për të gjithë, pa dallime dhe pa favorizime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit