Një apel prekës vjen nga një familje shqiptare, e cila po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme: Klementina, vetëm 31 vjeç, po lufton për jetën për shkak të komplikacioneve të rënda nga diabeti tip 1. Sëmundja i ka shkaktuar dëmtim të veshkave ato funksionojnë vetëm 10% dhe shpresa e vetme për mbijetesë është një transplant i shpejtë veshke.
Ky transplant pritet të realizohet në UCHealth University of Colorado Hospital në SHBA, por kostoja e ndërhyrjes kap shifrën e mbi 100,000 eurove. Familja e saj nuk e përballon dot këtë shumë e vetme dhe ka hapur një GoFundMe për të kërkuar ndihmë nga njerëz me zemër të madhe.
Ato pak minuta që duhen për ta shpërndarë këtë apel ose për të dhuruar diçka, mund të bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes për Klementinën. “Çdo shpërndarje dhe çdo mbështetje ka peshën e saj,” thotë familja, që ka vendosur çdo shpresë tek zemërgjerësia e të tjerëve.
Për të ndihmuar Klementinën donacione mund të bëhen në linkun e GOFUNDME, teksa për më shumë informacion apo për të komunikuar familjen kontaktoni në këtë numër telefoni: +355 69 934 1251. Le të bëhemi bashkë për t’i dhënë Klementinës një mundësi për të jetuar. Çdo kontribut shpëton jetë!