“Çmendet” lushnjari, përndjek 30-vjeçaren dhe e dhunon në vendin e punës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.08.2025, 10:47

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pas kallëzimit të një 30-vjeçareje, e cila deklaroi se ishte përndjekur dhe dhunuar prej tij.

E reja ka raportuar në polici se për një periudhë dy mujore, është ndjerë e kërcënuar dhe në pasiguri për shkak të ndjekjes së vazhdueshme dhe dhunës fizike të ushtruar nga i dyshuari, në ambientet e subjektit tregtar ku ajo punonte.

Pas veprimeve të menjëhershme operative, forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Fatjon Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit