Një flamur i vjetër, që daton nga vitet 1911-1912 është rikthyer në familjen Cufaj pas më shumë se një shekulli. Ky flamur iu dorëzua bajraktarit të Grizhes, Tafil Grizha, stërgjyshit të familjes, dhe më pas u trashëgua sipas zakonit të Bajrakut. Ai ka qenë dëshmitar i betejave për mbrojtjen e atdheut dhe ka simbolizuar besëlidhjen dhe dashurinë për tokën shqiptare, duke qëndruar gjithmonë si mburojë e nderit në kuvende dhe beteja.
Herën e fundit ky flamur valëviti në fushëbetejën e Luftës së Koplikut, ndërsa sot, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ai është nxjerrë nga kanavata ku ruhej me fanatizëm dhe i është dhuruar një prej bijave të Bajrakut, Samelës, vajzës së Seladin Cufajt në Deqiç. Rikthimi i flamurit është një kujtesë dhe përgjegjësi që lidhet ngushtë me rrënjët dhe krenarinë shpirtërore të shqiptarëve, duke na kujtuar lidhjen e palëkundur me tokën, gjuhën dhe historinë e paraardhësve tanë.
Siç janë betuar të parët tanë para këtij flamuri, kjo trashëgimi do të mbahet gjallë dhe në ditët e sotme: “Sa të rrahë zemra shqiptare, ky flamur nuk do të ulet kurrë!” Mesazhi i flamurit dhe i familjes Cufaj është një thirrje për të nderuar dhe ruajtur historinë dhe traditat, duke nisur zanin e mirë dhe duke vazhduar amanetin e brezave të mëparshëm.
![]()
Qytetari shkruan për JOQ:
Ky flamur i vjetër që daton në vitin 1911-1912, u ngrit mbi Deçiq dhe iu dorëzua bajraktarit të Grizhes Tafil Grizha, stërgjyshit tonë i cili e kalojë tek pasardhësit sipas zakonit të Bajrakut. Ky flamur është dëshmitar për luftën që të parët tanë kanë bërë për mbrojtjen e atdheut, është dëshmitar i besëlidhjesë dhe dashurisë për këtë tokë. Ky flamur ka prirë në beteja e ka mbrojtur nderin në kuvende. Herën e fundit që u pa duke u valëvitur ishte në fushëbetejen e Luftës së Koplikut. Sot, pas një shekulli, të parët tanë e nxorën nga heshtja e kanavetës ku ruhej me fanatizëm për të përcjellë një nga bijat e bajrakut , Samelën, vajzën e Seladin Cufaj. Rrënjët nuk janë thjesht kujtesë, por përgjegjësi dhe krenari e shpirtit. Ato na kujtojnë kush jemi, nga cili gjak vijmë dhe se lidhja me tokën, flamurin, gjuhën dhe varret e të parëve është lidhje që nuk këputet. Siç janë betuar të parët tanë para këtij flamuri do e kujtojmë dhe sot:“ Sa të rrahë zemra shqiptare, ky flamur nuk do të ulet kurrë!! “.