Arrestohet një person në Mitrovicë, shkaktoi zjarr pasi hodhi cigaren e ndezur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.08.2025, 09:56

Një person është arrestuar në Mitrovicë të jugut pasi, duke hedhur një cigare të ndezur, ka shkaktuar zjarr.

Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Tuneli i Parë, Mitrovicë jug 16.08.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke hedhur një cigare të ndezur kishte shkaktuar zjarr.

Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton PK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit