Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku një burrë rreth 35 vjeç ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur.
Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa banorët e zonës shprehen të shqetësuar për situatën alarmante të sigurisë rrugore në qytet dhe rrethina. Sipas tyre, numri i aksidenteve me pasoja fatale ka ardhur në rritje, me gjashtë viktima vetëm në muajt e fundit.
Një qytetar i Beratit, në një mesazh drejtuar redaksisë, ka ngritur akuza të forta ndaj policisë rrugore lokale, të cilën e cilëson si të korruptuar dhe të paaftë për të garantuar rendin dhe sigurinë në trafik.
Ai i bën thirrje autoriteteve lokale dhe veçanërisht drejtuesit të Policisë së Shtetit Ilir Proda, që të marrë masa të menjëhershme për të ndalur atë që ai e quan "anarki në rrugët e Beratit".
Mesazhi i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ jeni më të mirët Jam një qytetar i Beratit doja ti beja nje thirrje z.Ilir Proda ,te kthej njeher kokën tek policia rrugore e Beratit të cilët jan të korruptuar nga i pari tek i fundit e kan mëndjen të pin raki nëper lokale dhe të korruptohen me para nën dorë sa më shumë siguria rrugore 0 në Berat,Si ka mundesi 6 të vdekur nga aksidente rrugore muajt e fundit i fundit ndodhi sot ne orët e para të mengjesit ..??Në qytetin e Beratit katastrofë çdo ditë e njejta situat makina që xhirojn gomat brenda në qytet ,makina me xhama të erresuar,parkime te gabuar kudo rrugorja e beratit bën sikur nuk i shikon e kan mendjen vetëm të mbushin xhepat e tyre Duhen mar masa të menjëhershme për këta sharlatan .Faleminderit dhe Anonim ju lutem .