Sëmundja e rëndë po i rrezikon jetën, 31-vjeçari ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.08.2025, 22:41

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një i ri nga Mallakastra ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Ajet Alibehaj, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë dhe shumë agresive. Ai është diagnostikuar me limfomë, një formë agresive kanceri që prek sistemin limfatik.

Pas një operacioni në Greqi që nuk pati sukses, familja e dërgoi në Turqi, ku mjekët kanë dhënë një rreze shprese për trajtim të specializuar. Fatkeqësisht, kostoja e ndërhyrjes, mjekimit dhe qëndrimit në spital është jashtë mundësive të familjes.

Vëllai i tij, Urimi, ka hapur një fushatë GoFundMe për të mbledhur fondet e nevojshme. Ai bën thirrje për ndihmë, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpëtimit të jetës së Ajetit.

Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni financiarisht, jeni të lutur ta shpërndani këtë apel që të arrijë tek sa më shumë njerëz me zemër të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit