Pamje të frikshme: Pak minuta para zjarrit të madh, një mini-tornado shkatërroi kosheret e bletëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.08.2025, 21:59

Një fenomen i pazakontë natyror është regjistruar pak minuta përpara se zjarri i madh të përfshinte Delvinën disa ditë më parë. Pamje të siguruara nga një kamerë sigurie tregojnë një mini-tornado që shfaqet papritur dhe shkatërron disa koshere bletësh.

Në video duket qartë momenti kur era e fuqishme merr përpara kosheret, ndërsa pranë ndodhen dy persona që mbeten të habitur nga forca e saj. Vetëm pak çaste pas këtij episodi të pazakontë, flakët u përhapën në zonë duke rrezikuar seriozisht banesat dhe jetën e banorëve.

Shumë qytetarë u detyruan të kalonin natën jashtë nga frika e zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk u raportuan viktima, pavarësisht situatës së rëndë dhe dëmeve të konsiderueshme materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit