Mirëmbajtja në fytyrë e trup ka prekur prej kohësh personazhe të njohur të ekraneve shqiptare, aktorë, kryetarë bashkish, politikanë e influencerë të cilët përpos fillerave nuk i kanë kursyer as operacionet estetike në pjesë të ndryshme të fizikut duke sfiduar madje edhe gjininë femërore...
Në moshën 65-vjeçare, Bajram Muçaj i Fondit Besa, shpesh i përfolur për lidhje politike dhe dosje të bujshme me mikrokreditë në disa foto të siguruara për mediat, është shfaqur i transformuar.
Me lëkurë më të tërhequr, mollëza të ngritura dhe tipare të freskuara, duket dukshëm më i ri, duke sfiduar kështu shenjat e plakjes.
Shumë do xhelozonin suke menduar se drejtori i një prej fondeve më të mëdha financiare në vend duket se ka gjetur shatërvanin e rinisë, por në fakt pamja e dalë nga fabrika i atribuohet ndërhyrjeve estetike në fytyrë.
Muça u duk disa vite më i ri në disa foto të shkrepura gjatë një darke familjare. Ndryshimi para dhe pas ishte i pabesueshëm.
Një mjeke specialiste renditi disa nga ndërhyrjet që duket se ka kryer drejtuesi i njohur i financës, e këru përfshihet blefaroplastika në qepalla, shkrirja e dhjamit të gushës që të heq pamjen e mjekrës së dyfishtë, konturim të nofullës (jawline) dhe botox.
Përveç tyre, mjekja vuri re edhe lyerjen e flokëve dhe mjekrës që, ndonëse nuk klasifikohen si ndërhyrje estetike, japin një efekt të dukshëm në pamje.
Ky transformim duket se ka ndihmuar në thyerjen e një tabu-je të hershme... dikur ndërhyrjet estetike shiheshin si privilegj i botës së showbiz-it, por sot ato janë bërë trend edhe për burrat me pushtet e pasuri.