Arrestohet shqiptari dhe letonezja në Angli, akuzohet për vrasjen e një personi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.08.2025, 20:46

Një shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur ditën e martë në Gravesend, Kent.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Shahim Bulica, i cili së bashku me 31-vjeçaren lezoneze Erika Korska, janë akuzuar për vrasje. Të dy jetonin në Gravesend, raporton BBC.

Policia britanike njofton se ngjarja ndodhi në rrugën Augustine Road, ku pas një sherri me disa persona, një burrë rreth të 30-ave mbeti i plagosur rëndë me thikë. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Bulica dhe Korska u arrestuan pak pas mesnate ditën e enjte, ndërsa të shtunën u akuzuan zyrtarisht për vrasje. Të dy janë lënë në paraburgim dhe do të dalin përpara gjykatës në Medway të hënën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit