Aksident i rëndë në Elbasan/ Dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.08.2025, 19:38

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik, pranë kryqëzimit të Jagodinës, duke shkaktuar panik te kalimtarët.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej tyre përfundoi në kanalin me ujë pranë rrugës. Si pasojë e përplasjes, dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.

Policia rrugore ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që drejtuesit e tjerë dhe banorët janë të alarmuar nga incidentet e përsëritura në këtë aks të rëndësishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit