Shkëndija elektrike frikëson turistët në Sarandë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.08.2025, 19:35

Një incident i frikshëm ka ndodhur sot në lagjen nr.1 të Sarandës, një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakë dhe tym, teksa turistë dhe fëmijë ndodheshin pranë.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, por frika ka përfshirë banorët dhe vizitorët. Incidenti tregon mungesën e mirëmbajtjes së infrastrukturës elektrike në një nga pjesët më të populluara të qytetit.

Banorët kërkojnë reagim të shpejtë nga autoritetet për të parandaluar fatkeqësi të mëtejshme, ndërsa turistët mbeten të shqetësuar nga rreziku që paraqesin shkëndijat elektrike në hapësira publike.

Mesazhi qytetarit:
"Përshëndetje JOQ, gjendja momentale, Sarandë vëlla. Kjo zonë është full me njerëz dhe turista nga gjith bota në sezon. Fëmijë gjithashtu. Kemi familje. Ndodhet brenda trotuarit, lagjia nr.1 turizmi. Vendi më i populluar në Sarandë për sezon".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit