Pamje të pazakonta janë regjistruar ditën e sotme në plazhin e Kunes, në Lezhë.
Siç shihet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një pushuese, 4 kuaj janë filmuar duke u freskuar në det. Në momentin e regjistrimit të pamjeve nuk vërehen pushues duke u larë, pasi moti ka qenë me re dhe deti me dallgë.
Nuk dihet se të kujt janë kuajt apo nëse i përkasin ndonjë banori të zonës. Pamjet kanë habitur pushuesit, të cilët nuk janë mësuar të shohin një skenë të tillë në plazhet publike.