“I ka prerë veshin”, detaje tronditëse nga plagosja e mbrëmshme në Misto Mame

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.08.2025, 17:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Misto Mames në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij pas një debati për motive të dobëta.

41-vjeçari është vënë në pranga nga policia, ndërsa e plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas njoftimit zyrtar, konflikti ka nisur për arsye xhelozie dhe më pas ka degraduar në këtë ngjarje makabre.

Burime për JOQ Albania kanë zbardhur detaje tronditëse, duke treguar se çifti kishte konflikte të vazhdueshme dhe se e plagosura kishte bërë disa herë denoncime në polici, por shpesh e kishte falur.

Sipas të njëjtave burime, mbrëmjen e djeshme 41-vjeçari e ka goditur partneren 7 deri në 8 herë me thikë në pjesën e barkut dhe mushkërisë, ndërsa i ka prerë edhe veshin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit