Plumba në ajër në Laç/ 37-vjeçari kapet me “Glock”, 4 shokët arratisen

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.08.2025, 17:34

Një konflikt i rrezikshëm mes pesë personave ka ndodhur sot paradite në rrugën “Kurbini”, në Laç, ku fatmirësisht nuk pati të plagosur, por u qëllua me armë zjarri në ajër.

Policia njofton se ka arrestuar 37-vjeçarin Klajdi Rryta, i njohur edhe si Klajdi Tusha, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një pistoletë tip “Glock”, me fishek në fole gati për qitje, e cila dyshohet se u përdor gjatë sherrit. Arma u sekuestrua si provë materiale.

Ndërkohë, katër personat e tjerë të përfshirë në konflikt, të identifikuar si G. D., 27 vjeç; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç dhe E. R., 32 vjeç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Policia thekson se ndërhyrja e shpejtë e patrullave parandaloi përshkallëzimin e sherrit në ngjarje me pasoja më të rënda.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të konfliktit dhe kapjen e të gjithë të përfshirëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit