Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 15 gushtit në Vlorë, ku një 73-vjeçar ka goditur me çekan gome në kokë një 25-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi L.K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, i cili gjatë sherrit në lagjen “10 Korriku” sulmoi shtetasin A.H., 25 vjeç.
I riu u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj të moshuarit rëndon akuza për “Plagosje të rëndë me dashje”, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.