Çfarë po ndodh me detin në Vlorë? Uji bëhet i bardhë shkumë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.08.2025, 15:46

Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë sonë ngre alarmin për një ndotje të re në bregdetin e Vlorës. Pranë Gjurmës, poshtë shkëmbinjve, një tub po derdh ujëra të bardha drejtpërdrejt në det, ndërsa përbërja e tyre mbetet e panjohur.

Pamjet dhe dëshmitë nga vendngjarja tregojnë një situatë shqetësuese, ku uji i kristaltë i bregdetit të Vlorës është zëvendësuar nga një njollë e bardhë përhapur në breg.

Banorët frikësohen se kjo mund të jetë ndotje industriale apo mbetje kimike, duke rrezikuar mjedisin, turizmin dhe ekosistemin detar të zonës.

Ndotja e bregdetit është kthyer në një plagë të hapur këtë sezon turistik, duke prekur si brigjet e Jonit ashtu edhe ato të Adriatikut, dhe duke lënë gjurmë të rënda në imazhin e turizmit. Rasti i fundit, në Vlorë, po kërcënon seriozisht një nga perlave më të çmuara natyrore të bregdetit të Jonit.

Mesazhi I qytetarit:

Përshëndetje, te Gjurma në Vlorë po ndotet i gjithë deti. Ka një tub poshtë shkëmbinjve që po derdh ujëra të bardha, të cilat nuk dihet se çfarë janë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit