Radhë kilometrike në Bllatë, policët luajnë lojëra në kompjuter

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.08.2025, 14:49

Një situatë kaotike është paraqitur gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Bllatës, pasi radhët e automjeteve kanë arritur në disa kilometra.

Qytetarët që presin për të kaluar kufirin shprehen të zhgënjyer dhe të irrituar nga vonesat dhe menaxhimi i dobët i fluksit në doganë.

E sikur të mos mjaftonte kjo, një shqiptar ka denoncuar edhe sjelljen e disa efektivëve të policisë që orarin e punës e shfrytëzojnë për të luajtur lojëra në kompjuter.

“Ja pra në doganën e Bllatës, radha me kilometra, ne presim, këta luajnë në kompjuter”.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë kolona të gjata makinash dhe udhëtarët që përballen me temperatura të larta, mungesë uji dhe kushte minimale pritjeje, çka vetëm sa përkeqëson situatën.

Pika kufitare e Bllatës, e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, është një ndër pikat më të frekuentuara gjatë sezonit veror. Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me pritje të gjata, por ata shpresojnë që institucionet të reagojnë dhe të parandalojnë përsëritjen e situatave të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit