Punëtorët e ndërtimit pa kushte sigurie! Qyetari: Zot ruaji se mos bien!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.08.2025, 14:48

Një ngjarje shqetësuese ka ardhur në redaksinë tonë nga qyteti i Durrësit, ku një qytetarë ka denoncuar kushtet e rrezikshme të punës për punonjësit e ndërtimit të cilët sipas tij janë të bashkisë.

Sipas pamjeve filmike , shumë prej tyre punojnë pa asnjë mjet mbrojtës bazik, duke rrezikuar kështu jetën e tyre çdo moment.

Puna pa helmetë, doreza dhe masa të tjera sigurie është bërë zakon në disa projekte në qytet, ndërsa përgjegjësit e sipërm nuk duket se tregojnë kujdes për shëndetin dhe jetën e punonjësve.

Në një kohë kur aksidentet në punë po bëhen edhe më të shumta sidomos në sektorin e ndërtimit, duket se kjo nuk ju bën aspak përshtypje administratorëve duke i lënë punëtorët e tyre pa mbrojtëse, edhe pse një rrënie nga lartësia mund të jetë fatale për punëtorin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit