41-vjeçari xheloz në Tiranë plagos me thikë bashkëjetuesen e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2025, 13:14

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në rrugën “Besim Alla”, në zonën e “Misto Mames”, duke tronditur komunitetin lokal.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin Fatlind Cili 41-vjeç ndërsa e plagosura është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacionit zyrtar, konflikti mes çiftit ka degraduar në dhunë fizike, duke përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës ndaj gruas. Motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia mes çiftit.

Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, ku i janë referuar edhe materialet procedurale. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë në familje, ndërsa viktima pritet të dëshmojë pasi gjendja e saj të stabilizohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit