Nëna nga Kavaja apelon për ndihmë: Kam mbetur në rrugë me tre fëmijë të vegjël, dua një shtëpi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2025, 16:54

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një apel për ndihmë nga një nënë e re, Emiljana Kaca, e cila ndodhet në kushte të jashtëzakonisht të vështira jetese. Ajo është divorcuar nga bashkëshorti pas 11 vitesh martesë, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ai ushtronte ndaj saj, i varur rëndë nga alkooli. E detyruar të largohej nga banesa me qira pasi nuk mund ta përballonte më financiarisht, Emiljana është aktualisht pa strehë, me tre fëmijë të moshave 9, 8 dhe 4 vjeç.

Ajo tregon se ka kërkuar ndihmë nga Bashkia e Kavajës dhe Shërbimi Social, por është përballur vetëm me pritje të gjata dhe mungesë zgjidhjeje konkrete. “Kam qëndruar tre orë në bashki me shpresën për një strehim, por më thanë të pres kur të ndahen shtëpitë në fund të vitit,” – shprehet ajo. Për momentin është strehuar përkohësisht tek një kushëri, por as aty nuk mund të qëndrojë gjatë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike të familjes.

Emiljana apelon për ndihmë nga institucionet dhe nga çdo qytetar me zemër të madhe. Ajo kërkon vetëm një vend ku të strehojë fëmijët e saj dhe të mund të rifillojë punën, për të ndërtuar një jetë të re dhe të sigurt për ta. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencën për këtë nënë të vetme që po lufton e vetme për mbijetesë. Kushdo që ka mundësi për të ndihmuar Emiljanën të kontaktojë në numrin e telefonit: 0697243171!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit